TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhet itinerari i tre viktimave të masakrës së Fushë Krujës pak momente para ekzekutimit të tyre mesditën e të dielës.
Ata kanë drekuar fillimisht së bashku në zonën e Fushë Krujës dhe më pas janë nisur drejt një servisi në Tapizë ku kishin çuar makinën për ta rregulluar.
Sipas News 24, ata kanë lënë makinën e tyre pas drekës dhe kanë shkuar te servisi me një makinë tjetër të shoqëruar edhe me një mik të tyre dhe kanë qëndruar në pritje për rreth 30 minuta.
Në dëshminë e tij punonjësi ii servisit ka treguar se i ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punë me makinën dhe i duhej akoma më shumë kohë. “Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan” ka thënë ai.
Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku janë gjendur përballë breshërisë së plumbave. Qëndrimi i viktimave te servisi në zonën e Tapizës është edhe momenti i fundit ku ata shfaqen në kamerat e sigurisë.
Lidhur me këtë, prokuroria ka dyshime të forta që Brilant Martinaj të jetë tradhtuar nga ndonjë person, ndaj dhe po heton jo vetëm punonjësin e servisit, por edhe një person tjetër, i njohur nga organi i akuzës, që mund të ketë pasur dijeni për ngjarjen.
Gjithashtu, një tjetër provë, që mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e masakrës, është edhe njëra nga armët e gjetura në vendngjarje, e cila rezulton të jetë e modifikuar, ndaj dhe ekspertët po hetojnë të gjejnë se ku mund të jetë modifikuar arma, gjë që mund të çojë në gjurmët e autorëve.
Ekzistojnë dyshimet e forta që personi që i ka shoqëruar me makinë drejt servisit mund të ketë dhënë informacion, pasi në vendngjarje viktimat nuk kanë bërë asnjë manovër, as shpejtësi, as shenja frenimi, as përplasje, thjesht janë gjendur përpara breshërisë së plumba.
Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në Nikël, menjëherë pas masakrës së trefishtë, RENEA ka verifikuar se pjesa më e madhe të personave të shoqëruar, të cilët janë me rekorde kriminale, rezultojnë të jenë jashtë vendit, sipas të dhënave të sistemit TIMS.