AKTUALITET, 19 Korrik 2022, 14:36

Zbulohen disa predha luftarake gjatë gërmimeve në unazën verilindore në Tiranë! ARRSH: Njoftuam Ministrinë e Mbrojtjes

Zbulohen disa predha luftarake gjatë gërmimeve në unazën

Gjatë gërmimeve të kryera ditën e sotme në Lotin 5 të Unazës Verilindore në Tiranë janë zbuluar disa mjete luftarake.

Nga fotot e publikuara duket se bëhet fjalë për disa predha luftarake. ARRSH bën me dije se menjëherë është njoftuar Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre nga zona.

“Sot në Lotin 5 të Unazës Verilindore gjatë punës së gërmimeve u zbuluan disa mjete luftarake, menjëherë u lajmërua Ministria e Mbrojtjes për të bërë të mundur largimin e tyre pa shkaktuar probleme në terren dhe për të lejuar vijimin e punës”, thuhet në njoftim.

Zbulohen disa predha luftarake gjatë gërmimeve në unazën