AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 18:04

Shqiptari godet me thikë 23-vjeçarin maqedonas për arsye xhelozie, i plagosuri në gjendje të rëndë

Shqiptari godet me thikë 23-vjeçarin maqedonas për arsye

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në Lido Adriano, në zonën e Ravenës në Itali ku një i ri u plagos me thikë . Mediat lokale shkruajnë se për arsye ende të paqarta, ndoshta xhelozi, dy të huaj, një shqiptar dhe një maqedonas, u përballën me njëri-tjetrin dhe njëri prej të dyve u godit disa herë me thikë.

Autori shqiptar, mbi të pesëdhjetat, iku me një motoçikletë, por duket se është një person tashmë i njohur për policinë që është në ndjekje të tij.

23-vjeçarit të plagosur me thikë, iu dha ndihma e parë nga ekipi i urgjencës, u intubua në vend dhe u transportua në spitalin Bufalini në Cesena, me një helikopter shpëtimi. Karabinierët dhe policia ndërhynë në vendngjarje dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi incidentin.