TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten dollari amerikan forcoi pozitat lehtë në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa euroja shënoi rënie.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0,04 pikë dhe këmbehet me 84, 91 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0, 16 pikë dhe këmbehet me 97, 88 lekë.
Paundi britanik krahasuar me një ditë më parë, zbriti me 0,13 lekë duke u kuotuar në vlerën 115,02 lekë.
Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 104,48 lekë, ose 0,2 lekë më shumë se ditën e enjte.