AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 16:24

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca! Zbardhet urdhri i kryeparlamentares

Kuvendi nuk u mblodh të enjten, ja kur do të zhvillohet seanca!

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë plenare ditën e hënë, më 16 qershor 2025, në orën 13:00, në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe kalendarin e punimeve për periudhën 29 maj-18 qershor. Sipas urdhrit të nxjerrë nga Kryetari i Kuvendit, Elisa Spiropali rendi i ditës i kësaj seance përfshin:

Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 5 qershor 2025;

Shqyrtimin e projektligjit “Për performancën energjetike të ndërtesave”, një iniciativë që synon përmirësimin e efiçencës energjetike në sektorin e ndërtimit;

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shërbimet e Kuvendit janë ngarkuar për publikimin e rendit të ditës, njoftimin elektronik të deputetëve si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar për shqyrtim gjatë seancës. Ky urdhër ka hyrë në fuqi menjëherë pas shpalljes. Kujtojmë që seanca e të enjtes u shty për shkak se kryetarja e Kuvendit, ndodhej në Ukrainë në kuadër të një samiti.