AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 13:54

Hetimet/ SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj Erion Veliajt, shtyhet seanca në GJKKO! Ja arsyeja dhe kur do të zhvillohet gjyqi

Hetimet/ SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj Erion

Është shtyrë seanca në GJKKO për Erion Veliaj, ku SPAK do të paraqiste raportin dymujor për hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Seanca do të zhvillohet ditën e martën në orën 11:30 seanca. Shkak mësohet se ishte mungesa në gjykatë e biznesmenit Elman Abule, i cili është me masë arrest në shtëpi.

Në këtë seancë ishte parashikuar që SPAKtë paraqiste në gjykatë informacionin dy mujor lidhur me hetimet për kryebashkiakun që ndodhet në qeli prej datës 10 Shkurt.