AKTUALITET, 13 Qershor 2025, 16:44

Zjarr në një zonë me shkurre në Berat, flakët vihen nën kontroll

Zjarr në një zonë me shkurre në Berat, flakët vihen

Një zjarr ka rënë në një zonë me shkurre e ferra në lagjen “30 Vjetori” në Berat, pranë Drejtorisë së Bujqësisë. Pas njoftimit të marrë, drejt zonës u nisën shërbimet zjarrfikëse dhe u ndërhy me grupin e shërbimit dhe 2 mjete zjarrfikëse.

Në një kohë të shkurtër u bë e mundur fikja e zjarrit, pa dëme.

Burimet nga zjarrfikësja në vendngjarje konfirmojnë se zjarri mendohet të ketë qenë i qëllimshëm, ndërkohë që janë lajmëruar edhe shërbimet e policisë.