AKTUALITET, 9 Gusht 2025, 09:24

Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë, merr plumb në këmbë

Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari në Tiranë, merr plumb

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në kryeqytet mbrëmjen e së premtes.

Policia njofton se rreth orës 23:00, është paraqitur në spital shtetasi R. Ç., rreth 27 vjeç, i plagosur në këmbë dyshohet me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zona e Treshit”. 27-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në gjithë zonën përreth janë ngritur postoblloqe me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes me qëllim dokumentimin e plotë të saj.