TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vendi ynë ka “uri” për të rinj që diplomohen në degët e bujqësisë dhe blegtorisë, për shkak të zhvillimit që po marrin këto sektorë si dhe në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian. Universiteti Bujqësor i Tiranës është zgjedhja e duhur për të rinjtë që duan të kenë një karrierë të qëndrueshme, pasi punësimi i studentëve pas diplomimit është në nivele deri ne 80 %.
Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron 6 programe studimi të cilat janë me diploma të barasvlershme me tregun evropian.
Nga ana tjetër, ka filluar procesi i binjakëzimit me universitetin e BOKU-së në Vjenë. Për studentët që regjistrohen në degë prioritare, Universiteti Bujqësor i Tiranës ofron një paketë të gjerë mbështetje, që nga pagesa prej 40 mijë lekësh në muaj, tek konviktet me një kuotë minimale si dhe ambiente moderne të pajisura me laboratorë sipas standardeve ndërkombëtare ISO sigurojnë një edukim cilësor dhe praktik.