TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa fundjavat kanë rritje të numrit të mjeteve që hyjnë dhe dalin nga vendi, nisur edhe nga sezoni i verës duket se fluksi ka rinisur sërish në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë-Thanës.
Sipas informacioneve, për datën 2 gusht, në Kapshticë numërohen 4415 shtetas në hyrje dhe 3031 shtetas në dalje. Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës, u numëruan 6175 shtetas në hyrje dhe 5204 shtetas në dalje.
Ndërkohë që nuk dihet ende se me sa sportele po punohet për të evituar edhe radhën e gjatë, ajo që dihet me siguri është fluksi i shtuar në të dyja pikat kufitare.