AKTUALITET, 3 Gusht 2024, 10:51

Edhe Erion Braçe sulmon Blendi Fevziun: Blini pa frikë, mos besoni ato lodrat kineze! Po sabotojnë prodhimin vendas

Edhe Erion Braçe sulmon Blendi Fevziun: Blini pa frikë, mos besoni

Deputeti socialist i Myzeqesë, Erion Braçe ka ndarë në llogarinë e tij një parcelë me bostan në zonën e Divjakës dhe thotë se cilësia e shalqinit atje është superiore. Ai u bën thirrje shqiptarëve që të blejnë pa frikë produktin vendas, sepse është i sigurt.

Erion Braçe thotë se edhe aparatet testuese që po reklamohen në internet për matjen e niveleve të nitratit në fruta e perime janë prodhime kineze që synojnë të sabotojnë prodhimin vendas.

"Sulzotaj, Divjake. Ne sarajet e nje tjeter mbreti ne llojin e vet; thote vec: ekstra! Ne fakt ben shalqi te mire! Ta pyesesh per nitratin qe “zbulojne” ato lodrat kineze sjelle ne kete vend nga importues frutash e perimesh ne luften kunder prodhimit vendas, e fyen; Jane bujq qe punojne drejt e ndershem!

Prodhimit te tyre as qe i afrohet ne shije ai turk apo grek qe importojne keta! Te paguajne per cdo loder kine keta importuesit e neveritshem te tregut te Klodit, kurre nuk do shesin dot shije si kjo e shalqinit te Divjakes, Cermave, Imshtes, Shkodres etj! Blini prodhim vendi pa frike nga lodrat kineze te importuesve", shkruan deputeti Erion Braçe.

Reagimi i Braçes vjen tre ditë pasi gazetari Blendi Fevziu bëri disa matje me një pajisje që tregonte nivele shqetësuese të nitrateve te fruta-perimet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)