TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të shtëna me armë zjarri ka patur mbrëmjen e djeshme në afërsi të bustit të Prekë Calit në Shkodër. Dyshohet se një person, shtetasi i identifikuar si Viktor Marku pas është konfliktuar me disa persona të tjera, ka qëlluar me armë në ajër dhe më është larguar.
Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke u shpëtuar plumbave.
Viktor Marku është personi i ndaluar si i dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë, por që më pas është liruar për mungesë provash nga gjykata e Tiranës.
Përveç Markut, Policia vendore e Shkodrës ka bërë shoqërimin dhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të tij. Ndërkohë në një automjet tip BMW është gjetur një gëzhojë arme me të cilën dyshohet se është qëlluar. Sakaq, policia ka bërë të mundur sekuestrimin e automjetit. Ndërkohë, janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj. Nga të shtëna raportohet se nuk ka persona të plagosur pasi janë larguar me shpejtësi duke i shpëtuar plumbave.