TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edhe pse Shqipëria ka miratuar legalizimin e basteve online, veprimtaria e paligjshme vijon ende.
Tre persona janë vënë në pranga në Maliq. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata janë kapur teksa po vinin baste sportive. Policia bën me dije se në lidhje me operacionin janë proceduar penalisht edhe dy persona të tjerë.
Më tej bëhet me dije se janë sekuestruar pesë celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.