TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Situata në fshatrat e Gramshit po përkeqësohet orë pas ore, ndërsa vatrat e zjarrit po përhapen me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe pronat e banorëve.
Deri në këto momente, zjarri ka përfshirë fshatrat: Skënderbegas, Kullollas, Bletëz, Menkollar, Shëmor, Ërmenj, Zenelas, Spanesh dhe Kazie.
Një nga banorët e Skënderbegasit ka deklaruar për mediat:
“Gjendja është shumë e rënduar. I kemi lënë të gjitha në dorë të Zotit. U detyruam të largohemi nga shtëpitë përmes lumit, sepse rrugët ishin të bllokuara nga zjarri".