AKTUALITET, 12 Gusht 2025, 18:12

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, mikrobusi përplas ‘Audin’ me 3 turistë francezë

Aksident në autostradën Levan–Tepelenë, mikrobusi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit Kafaraj. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Audin”, me të cilin udhëtonin 3 turistë francezë që po udhëtonin drejt Ksamilit, dhe një mikrobus i linjës Libohovë.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa ende nuk raportohet për numrin dhe gjendjen e të lënduarve. Në vendngjarje po shkojnë shërbimet e policisë dhe ekipet mjekësore për të ofruar ndihmën e nevojshme.

Shkaqet e aksidentit pritet të përcaktohen nga hetimet.