TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur në këtë ditë të nxehtë gushti, ku temperaturat shënojnë mbi 40 gradë Celsius, para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Aty është shënuar një skenë e veçantë.
Një qytetar, ende i paidentifikuar, ka shkuar dhe ka shtruar një tapet në trotuar dhe ka lënë një shkop të gjatë pranë portës hyrëse të Strukturës së Posaçme.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, por dhe të gazetarëve, të cilët kanë mbetur të habitur nga motivet e kësaj “instalacioni” të improvizuar në një ditë me temperatura të larta.
Ka qenë gazetarja Anila Hoxha ajo e cila ka postuar fotot krah të cilave ka shkruar: “Ka ardhur ..ka vendosur tapetin , la dhe një shkop dhe ka ikur. I panjohuri”.
Ende nuk dihet arsyeja apo mesazhi që ka dashur të përcjellë qytetari përmes këtij veprimi.