AKTUALITET, 12 Gusht 2025, 14:51

Edhe emisioni "Me zemër të hapur" është tronditur thellë, kryeredaktorja: Morën kompjuterin, puna ime 7 vjeçare...

Edhe emisioni "Me zemër të hapur" është tronditur

Kryeredaktorja e emisionit të famshëm “Me zemër të hapur” në News24, Anila Ahmataj, shpreh shqetësim të thellë që janë hequr nga godina e News24 materialet e punës së saj 7 vjeçare. Ajo e quan situatën të rëndë dhe "të papreçedent". 

"Kjo qe po ndodhe brenda zyres time ne News24 me kompjuterat dhe dokumentat eshte e papreçedent! Aty ne ate kompjuter jane me qindra dokumenta dhe materiale nga puna ime 7 vjeçare, nuk mund ta besoj dot dhe nuk mund ta kuptoj dot! Ky veprim eshte mjaft i rende! E padrejte! E papreçedent…", shkruan kryeredaktorja. 

Ndërkohë Ardi Veliu ka lajmëruar administratorin e Focus Media, që materialet, përfshirë edhe ato të emisionit "Me zemër të hapur",  mund t'i tërheqë te Rezervat e Shtetit.