AKTUALITET, 11 Mars 2022, 17:38

Paralizohet lëvizja në aksin Lezhë-Shkodër, qytetarët sërish në protestë kundër rritjes së çmimeve

Paralizohet lëvizja në aksin Lezhë-Shkodër, qytetarët

Protesta kundër rritjes së çmimeve ka hyrë në ditën e saj të tretë. Këtë të premte qytetarët lezhianë kanë bllokuar aksin nacional Lezhë-Shkodër.

Me pankarta në duar qytetarët kërkojnë marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar rritjen e çmimit të naftës dhe ushqimeve.

Kujtojmë se vala e protestave ka përfshirë pothuajse të gjithë vendin. Prej orës 17:00 ka filluar dhe protesta në Bulevardin e Dëshmorët e Kombit përballë kryeministrisë.