TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Petro Mersini, ish-drejtor i përgjithshëm i shërbimit spitalor në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u la me masën ‘detyrim paraqitje’ për koncesionin e sterilizimit, pas seancës gjyqësore tha se ata mburren me atë koncesion.
‘Ne mburremi që kemi futur sterilizimin’- tha Mersini.
Sot, GJKKO ka lënë në fuqi 8 masat e sigurisë për personat që janë në hetim për koncesionin e sterilizimit.
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për ish-zv.ministrin Klodjan Rjepaj.
Masat e sigurisë
Klodjan Rjepaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Ilir Rrapaj- 'arrest me burg' i akuzuar për 'Mashtrim'
Saimir Kadiu- 'arrest shtëpie' i akuzuar për 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Marsela Serjana- arrest shtëpie, e akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Arben Gjata- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Naile Ajazi- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Genc Byrazeri- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'
Petri Mersini- detyrim paraqitje, i akuzuar 'Falsifikim i dokumenteve' dhe 'Shpërdorimi i detyrës'.