AKTUALITET, 18 Gusht 2023, 10:13

Rama publikon grafikun: Shqipëria e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve

Rama publikon grafikun: Shqipëria e para në Europë për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë shqiptarët. Ai ka zbuluar përmes një grafiku të postuar në rrjetet sociale se vendi ynë është i pari në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve.

Sipas Ramës, ky është viti fantastik i shfaqjes së Shqipërisë në sytë e të gjithëve.

“Ja dhe Shqipëria Turistike e para në Europë për rritjen e fluksit të fluturimeve, e pa hapur ende Aeroportin e ri Ndërkombëtar të Vlorës.

Kthesa e madhe ka kohë që ka nisur, po ky është viti fantastik i shfaqjes së saj në sytë e të gjithëve, si fakt i pamohueshëm i përpjekes së gjithanshme të gjithë këtyre viteve, duke u nisur nga vrima e fundit e kavallit”, ka shkruar ai krahas grafikut.