TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se arrestimet e kryera nga SPAK janë të dirigjuara nga Edi Rama. Për rastin e koncesionit të sterilizimit, Berisha u shpreh se vendimet mbaheshin në sirtar që prej qershorit dhe u bënë publike kur dha urdhër Rama.
“Deri më sot arrestimet që të gjitha janë të dirigjuara nga Edi Rama dhe kapaku i kësaj është Ilir Beqaj. Beqaj është autori kryesor i këtyre koncesioneve në shëndetësi.
Ka një moment shumë interesant. Këto vendimi gjykatësi i ka marrë në qershor. Këto vendime janë mbajtur në sirtar dhe janë lëshuar vetëm kur ka urdhëruar Edi Rama.
Nuk është skapi ai që ka meritën, përkundrazi skapi e mbrojti Ilir Beqajn. Gjykatësi ka urdhëruar hetimet për Ilir Beqajn. Pse e ka bërë këtë? Sepse edhe atë ndërgjegje njerëzore nuk e ka lejuar të kalojë një dosje ku nga fillimi në fund është Beqaj dhe Rrapaj. Vetëm një organ i kontrolluar nga Rama mund ti lejonte vetes këtë akt që i ka lejuar skapi, askush tjetër.
Ndaj dhe Edi Rama do përdorë… bën mirë tu thotë shqiptarëve çfarë të shtyu ty, si humbe mendtë e kokës dhe dilje me gërshëre të thyera se me to është operuar para një javë, ti bëjë promovim ndërmarrjes Beqaj -Rrapaj.
Rama është i lidhur me krimin e vjedhjeve, me krimin e drogës, me krimin e përvetësimit të pronave, me krimin politik. Ai mban të burgosur politik vetëm e vetëm për shkaqe mafioze sepse kërkon që këto para ti investojë në Himarë dhe aty diku afer.
Rama nuk mund të citohet për asgjë, përvecse për përgjegjësinë absolute”, tha Sali Berisha.