AKTUALITET, 18 Gusht 2023, 12:27

Inceneratori i Tiranës, Tedi Blushi: Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive, futi në borxh qytetarët për 30 vite

Inceneratori i Tiranës, Tedi Blushi: Firma e paligjshme që ndryshoi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar sot dokumente të reja në lidhje me incenereatorin e Tiranës.

Në reagimin e tij, Blushi deklaroi se “mega-firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive, futi në borxh qytetarët për 30 vite”.

Reagimi i Tedi Blushit

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

Erion Veliaj duhet të merret i pandehur dhe të dalë para drejtësisë! Mega-Firma e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj vepre korruptive të inceneratorit të Tiranës, është e tij, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal.

Me këtë firmë të paligjshme, Erion Veliaj futi në borxh të gjithë qytetarët e Tiranës për 30 vite në shërbim të mafias së inceneratorëve. Erion Veliaj t’i dalë “për zot” firmës!

SPAK duhet pa vonesë ta marrë të pandehur!