TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme (17 gusht) në Kuçovë, gjatë një konflikti të çastit.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale B. A., 24 vjeç, banues në Kuçovë dhe po vijon kërkimet për kapjen e tij.
Ndërkohë, mësohet se i plagosuri po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë) një 41-vjeçar, për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet tyre, Policia identifikon autorin dhe vijon punën për kapjen e tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, për plagosjen e shtetasit E. B., të kryer mbrëmë, në lagjen “Llukan Prifti”, për shkak të një konflikti të çastit, u bë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit B. A., 24 vjeç, banues në Kuçovë.
I dëmtuari, shtetasi E. B. vijon të marrë asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq, Policia vijon punën për kapjen e shtetasit B. A. dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti.