TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

GJKKO ka lënë në burg biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj të përfshirë në aferën e koncesionit të sterilizimit.
Fituesi i koncesionit të sterilizimit prej 100 milionë euro dhe ish-zyrtari i PS-së dolën sot (18 gusht) para togave të zeza, ku GJKKO i komunikoi masën “arrest me burg” Ilir Rrapajt, i akuzuar për mashtrim dhe Klodjan Rrepajt, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.
Ndërkohë edhe për 6 zyrtarët e tjerë të përfshirë u la në fuqi masa “arrest shtëpie” për 2 prej tyre dhe “detyrim paraqitje” për 4 të tjerët.
Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, biznesmen
Arrest shtëpie
Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik MSH
M. S., drejtoreshe juridike
Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi.