BOTA, 20 Korrik 2023, 19:01

Termometri shënon 80 gradë në Kinë, turistët nuk ndalen nga i nxehti, dynden për foto

Termometri shënon 80 gradë në Kinë, turistët nuk ndalen

Kina është përfshirë ditët e fundit nga një valë përvëluese e të nxehtit, ndërsa së fundmi, sipas mediave të huaja, një termometër gjigant në një provincë kineze, mati temperaturën e tokës prej 80 gradë Celsius.

Turistët u përballën me temperaturat e larta për të shkrepur një fotografi pranë termometrit gjigant.

B1dbce2bb1
B1dbce2bb1

Ata ia mësynë maleve piktoreske Flaming, për të përjetuar temperatura të larta në mes të valëve ndëshkuese të të nxehtit që kanë ‘djegur’ pjesën më të madhe të hemisferës veriore.

Ndër të tjera në media thuhet se turistët mblidheshin dhe bënin selfie pranë termometrit 12 metra i gjatë, që shfaqte një temperaturë të sipërfaqes në kohë reale prej 80 Celsius (176 Fahrenheit).

Pekini shënoi ditën e 27-të me temperatura mbi 35 gradë, duke vendosur kështu një nga rekordet më të mëdha për numrin e ditëve me vapë intensive.