AKTUALITET, 3 Janar 2022, 19:18

Shpërthimi me eksploziv në një automjet në Vlorë, Policia jep detajet

Shpërthimi me eksploziv në një automjet në Vlorë,

Polica ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e ndodhur pak momente më parë në Vlorë ku një mjet është dëmtuar nga një sasi lënde plasëse e vendosur në njërën nga gomat e përparme. Policia bën me dije se automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 03.01.2022, rreth orës 18:30, në lagjen “Hajro Cakërri”, Vlorë, dyshohet se në pjesën e përparme të një automjeti tip” Volkswagen Pasat” , në pronësi të shtetasit B.S., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale. Automjeti ka shumë kohë i parkuar pasi pronari i mjetit prej kohësh ndohet jashtë shtetit.


Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.