TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një hotel në qytetin e Durrësit, ku 32-vjeçari Fatbardh Dervishi dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 23-vjeçaren Edis Koroveshi.
Policia bën me dije se e reja është transportuar drejt spitalit të qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
'Uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit, ndërkohë që grupi hetimor po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,'-njofton policia.