TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë, ku si pasojë e daljes së një automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’ nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi me inicialet E.H., ndërkohë që raportohet dhe për tre të plagosur të tjerë.
Personat e plagosur janë transportuar në spital, ku dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, po hetohet për shkaqet e aksidentit.