TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Viti 2022 nis me arrestim për dhunë ndaj gruas.
Policia raporton se në Elbasan është vënë në pranga personi me inicialet B.T, 58-vjeç pasi për motive të dobëta dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Ai do të akuzohet për veprën penale ‘dhunë në familje’.
Njoftimi i policisë:
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. T., 58 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.