AKTUALITET, 3 Janar 2022, 11:44

Zhduket 63-vjeçari i sëmurë në Fier, vëllai denoncon në polici

Zhduket 63-vjeçari i sëmurë në Fier, vëllai denoncon

Një 63-vjeçar me inicialet G.A., banues në fshatin Mbyet në Fier ka humbur kontaktet me familjen.

Vëllai i 63-vjeçar ka bërë kallëzim në polici për gjetjen e tij.

63-vjeçari G.A., është larguar nga banesa më datë 01.01.2022 dhe nuk është kthyer, ndërsa mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit G. A., 63 vjeç, banues në fshatin Mbyet, Fier, pasi ka bërë kallëzim vëllai i tij se 63-vjeçari (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor) është larguar nga banesa më datë 01.01.2022 dhe nuk është kthyer më.