AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 23:33

"Shoqërohet me Anjezën e qeverisë"/ Berisha sqaron deklaratën: Jo sulm personal ndaj Kim, por presim objektivitet si opozitë

"Shoqërohet me Anjezën e qeverisë"/ Berisha sqaron

Sali Berisha ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku është pyetur për disa deklarata që ka bërë ndaj ambasadores Yuri Kim, të cilat u interpretuan si sulme personale.

Bëhet fjalë për akuzën se Kim ka udhëtuar në qytete të Shqipërisë me Anjeza Majën, punonjëse në ERTV. 

Berisha tha se deklarata e tij është keqkuptuar dhe se nuk bëhet fjalë për sulm personal, por si opozitë ka kërkuar objektivitet. 

"Nuk pajtohem me asnjë ambasador që tejkalon ato që janë Kushtetutë e vendit dhe Konventë e Vjenës. I kam bërë kritikat e mia. U gjenda para faktit të çuditshëm, m'u tha janë sulme.

Unë nuk mund të mos reagoj ndaj qëndrimeve që i gjykoj, nuk mund të mos reagoj ndaj qëndrimeve të papërshtatëshme. I kam bërë edhe ndaj ambasadorit të BE, që mban tani një qëndrim shumë më korrekt.

Sikur Berisha të pranonte dhunimin e sovranitetit të PD, të pranonte vendimet anti-demokratike të Lulzim Bashës, ku do të ishte PD? Një pseudo opozitë e kontrolluar nga të tjerët.

Ajo kishte keqkuptim. Shoqërimi nga njerëz të qeverisë krijon përshtypjen se po anon, apo furnizohesh me të dhëna nga ERTV dhe qeveria", tha Berisha.