TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Identifikohet i riu që mbeti i vrarë sot me armë zjarri në Kodër Kamëz.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Can Kariçi, nga Dibra, i cili jetonte në Kamëz.
Policia e Tiranës njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:56 të së enjtes, në në rrugën “Nikoll Vatnikaj” .
Dyshohet se i riu është qëlluar me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë. Ai u gjet i plagosur rëndë në një makinë me targa të huaja, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.
Pak pas ngjarjes, në zonën e Institutit një "Audi" u gjet i djegur, ndërsa dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.
Njoftimi
Më datë 23.12.2021, rreth orës 19:56, në Kodër Kamëz, në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri brenda në një automjet me targa të huaja, shtetasi C. K., rreth 35 vjeç, banues në lagjen Nr.1 Bathore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor.
Është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve.