AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 18:11

Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin

Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Becchettin

Prokuroria e Tiranës kërkon 20 vite burg për Francesco Bechettin.

Biznesmeni italian akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Mbi të rëndojnë edhe akuzat si “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”; “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Pretenca u dha nga prokurorja Mirela Zavalani, e cila përfaqëson palën e akuzës në gjykim.

Gjithashtu, Becchetti akuzohet edhe për pastrim parash, së bashku me një nga ortakët e tij, De Renzis. Ky i fundit, veç të tjerash, akuzohet për vjedhje duke shpërdoruar detyrën, mospagim taksash, si edhe falsifikim dokumentesh.

Akuzat janë zyrtarizuar nga Prokurori. Ndërkohë, biznesmeni italian vazhdon të jetë në arrati dhe për të ka një mandat arresti ndërkombëtar.