AKTUALITET, 23 Dhjetor 2021, 21:52

Aksident i rëndë në Sarandë-Ksamil, makina me tre të rinj del nga rruga dhe bie nga lartësia

Aksident i rëndë në Sarandë-Ksamil, makina me tre të

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi në vendin e quajtur “Hidrovori”.

Burime zyrtare bëjnë me dije se brenda ne mjet ndodhen tre të rinj, ndërsa një prej tyre është arritur të nxirret dhe është transportuar në spital.

Nga ana tjetër nuk dihet gjendja shëndetësore e dy të rinjve të tjerë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.