TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetarit të Bashkisë së Gramshit Klodian Taçe i kanë hakeruar faqen zyrtare të “Facebook”.
Ka qenë vetë kryebashkiaku që ka njoftuar hakerimin në një status në profilin e tij personal ku bën me dije se deri në momentin që do të rimarrë kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do të publikohen te profili i tij personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh.
Postimi i plotë:
Përshëndetje të gjithëve!
Prej ditës së sotme, ‘Klodian Taçe-Faqja Zyrtare’ është vjedhur (hacked) nga persona anonim. Deri në momentin që do arrijmë të rimarrim kontrollin e faqes, të gjitha komunikimet zyrtare, do publikohen te profili im personal dhe te faqja e Bashkisë Gramsh. Për të evituar çdo keqkuptim ju lutem të shmangni komunikimet dhe mesazhet nga messenger-i i faqes ‘Klodian Taçe – Faqja Zyrtare'.