AKTUALITET, 25 Gusht 2022, 09:57

Pas vizitës në Uashington, Arben Kraja takohet me Yuri Kim në Tiranë: SHBA do të mbështesë fuqishëm punën për reformën në drejtësi

Pas vizitës në Uashington, Arben Kraja takohet me Yuri Kim në

Pas vizitës së tij në Uashington, shefi i SPAK-ut Arben Kraja është takuar ditën e djeshme me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Nëpërmjet një postimi në Twitter Yuri Kim shkruan se SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm punën SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.

“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington, e cila forcon më tej bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, z. Vladimir Mara dhe Drejtorija e BKH, Aida Veizaj zhvillua në fillim të gushtit në një vizitë zyrtare në Uashington të SHBA-së

Gjatë vizitës ata u takuan me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

"Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri” thuhet në njoftimin për media të SPAK.