TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ilir Meta ka reaguar sërish për hetimet që ka nisur SPAK në adresë të tij, të cilat ende mbeten një mister, pasi nuk dihet konkretisht se për çfarë po hetohet.
Meta e konsideron këtë një ngjarje që lidhet me "panikun që ka zënë Edi Ramën nga një opozitë e vërtetë" dhe se po prodhohen lajme për të spostuar vëmendjen nga qeveria.
"Ajo që unë di, është që zoti Fuga, me porosi të Edi Ramës, përpiqet të largojë sa më shumë shtatorin duke prodhuar lajme qesharake çdo ditë, në bashkëpunim me larvën e Bashkisë dhe Tao Taon. Duke u shprehur herë në emër të Autoritetit të Dosjeve, kryetares së parlamentit që ishte tromaksur dhe tani SPAK-ut.
Në 8 gusht, ekziston një shkresë zyrtare ku kërkohet nga i njëjti titullar, zyrës së gjendjes civile të dhënat e mia. U njohëm edhe me një kërkesë drejtuar KQZ. Kjo tregon që u dashkan 2-3 javë, për një çertifikatë që përmes e-albania mund ta gjenin për 5 sekonda.
Arsyeja është prodhimi i lajmeve në funksion të panikut që ka zënë Edi Ramën nga nje opozitë e vërtetë.
Është tregues i qartë i mungesës së plotë të seriozitetit nga të gjithë institucionet e pavarura, që rezultojnë të kontrolluara nga kryeministri në largim.
Nuk më intereson se për çfarë hetojnë, kam 30 e ca vite që jam nën hetim që kur kam hyrë në politikë, sepse kam hyrë si guximtar", tha ndër të tjera Meta gjatë një lidhje direkte për Syri TV, ndërkohë që gjendet në Jalë në kampingun e të rinjve të Partisë së Lirisë.