TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi nga Jala gjatë një lidhje direkte për Syri TV, se përpara kemi një pranverë të hershme, duke iu referuar protestave qytetare kundër qeverisë së Ramës.
"Problemi ynë është menaxhimi i padurimit të popullit shqiptar. Do ta menaxhojmë në mënyrën më të shkëlqyer këtë dëshirë të madhe për ndryshim", tha Meta.
Ish-Presidenti i përcolli dhe një mesazh Ramës, duke i thënë se do të dënohet me ligjet e veta, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë është zemërlepur.
"Ramoviçi është në ‘The final countdown' . Mos më dil përballë me lepurusha e lepurushe. Unë e kap demin për brirësh dhe e përplas përdhe si në të kaluarën.
Ti je një zemërlepur dhe hiq dorë nga raportet me bandat për të goditur opozitën, për të inskenuar krime politike. Ke bërë shumë dhe i ke dosjet plot. Do të dënohesh me ligjet dhe firmat e tua”, tha Meta.