TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një plagosje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjorm të Kurbinit.
Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre.
Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.
Pas debateve me fjalë, Tafa ka shtënë me armë në drejtim të komshiut të tij, duke e lënë të plagosur.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Met Likën, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.