AKTUALITET, 18 Shkurt 2026, 14:00

Shmanget kreu i PD/ McAllister: Jam takuar me Bardhin, Vokshin dhe Tabakun! Berishën nuk do e takoj

Shmanget kreu i PD/ McAllister: Jam takuar me Bardhin, Vokshin dhe Tabakun!

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian (AFET), David McAllister, në një konferencë për mediat tregoi se kishte zhvilluar takime me përfaqësues të PD-së, Gazmend Bardhin, Tabakun dhe Albana Vokshin.

Ndërkohë, ai sqaroi se kreun e PD-së, Sali Berisha nuk do ta takonte, pasi do të ikte direkt pas konferencës për shtyp drejt aeroportit.

“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport.”, tha ai.