TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbardhur pas ngjarjes tragjike që ndodhi disa ditë më parë në Montecalvoli, një provincë pranë Pizës, ku 25-vjeçari shqiptar Kevin Muharremi u qëllua për vdekje nga një bashkëkombës, pas një sherri në një pub në Montopoli.
Shqiptari Renato Xyke, 20 vjeç, qëlloi me armë drejt makinës ku ndodhej Muharremi, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra tij nga të paktën tre nga pesë të shtënat.
Hetimet janë në zhvillim nga Prokuroria e Pizës për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar motivet. Gjykata konfirmoi arrestimin e Renato Xyke, i cili përballet me akuza për vrasje me dashje.
Ndërkohë edhe një mik i autorit, që ishte në makinë gjatë të shtënave, është marrë nën hetim ndërsa ka dëshmuar se nuk ishte i vetëdijshëm për armën që mbante Xyke, një Beretta gjysmë-automatike kalibri 7.65, e cila u sekuestrua më vonë pranë shtëpisë së të arrestuarit.
Ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe në median lokale dhe kombëtare, duke nxjerrë në pah tensionet mes të rinjve dhe rreziqet e përplasjeve që mund të eskalojnë deri në dhunë fatale.
Për momentin, vrasësi i dyshuar mbetet në burg dhe autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht ngjarjen, duke përfshirë analizimin e kamerave të sigurisë, intervistimin e dëshmitarëve dhe verifikimin e të dhënave telefonike.