AKTUALITET, 18 Shkurt 2026, 12:26

'Pranuat shpejt'/ Bordi i Paqes, eurodeputeti gjerman debat me Ballën: Pse merrni pjesë, BE nuk e ka bërë? Deputeti i PS: Me SHBA, raport të veçantë

'Pranuat shpejt'/ Bordi i Paqes, eurodeputeti gjerman debat me

Një delegacion i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë ku ka zhvilluar takime me krerët e politikës.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka debatuar me eurodeputetin gjerman, Michael Gahler gjatë vizitës së një delegacioni të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në vendin tonë.

Burimet bëjnë të ditur se eurodeputeti i PPE-së, Gahler ka kërkuar shpjegime se përse Shqipëria pranoi menjëherë të marrë pjesë në Bordin e Paqes, një iniciativë e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në përgjigje të tij, Taulant Balla i kujtoi se Shqipëria ka një marrëdhënie të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kërkoi që të pyesë në Këshillin Europian se përse vendet e BE-së nuk kanë një pozicion të përbashkët për këtë çështje, ku disa vende kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe disa të tjera jo.

“Pse Shqipëria pranoi menjëherë, kur BE nuk e ka bërë”, pyeti ai.

“Sa i përket SHBA ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Zoti Gahler bën mirë të pyesësh Këshillin Europian pse ju vetë si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë”, tha Balla.

Mësohet se Balla ngriti shqetësimin për gjyqin e Hagës kundër udhëheqësve të Kosovës

“Çdo përpjekje për te barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Parlamenti Europian ta ndjekë”, tha Balla.