AKTUALITET, 18 Shkurt 2026, 13:06

Nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha: Rama, një 'lopë e çmendur'. Korrupton me ligj edhe gjykatës kushtetues, i përjashtoi ata nga pezullimi

Nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha: Rama, një 'lopë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se gjendja në Shqipëri është e rrezikshme. I ndalur tek nisma e PS për ndryshimet ligjore, Berisha e konsideroi kryeministrin Rama si një “lopë e çmendur”.

Berisha: Situata, gjendja në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme. Rama po sillet si lopë e çmendur, po të marrë hua  një term nga veterineria, nuk mund të ketë kualifikim tjetër. Në një sfidë të hapur të Kushtetutës së vendit, në një sfidë të hapur të ligjeve kodeve të vendit, ai vendos në vend të zbatimit të tyre, në vend të zbatimit të kërkesës së bazuar të SPAK vendos krijimin e barrierave speciale për mbrojtjen e vetes së tij.

Vendos të tejkalojë kushtetutën përmes ligjeve personale, krijimin e mburojave në mënyrë që ai dhe organizata kriminale që kryeson të vazhdojë plaçkën, grabitjen e shqiptarëve pa asnjë llogari para ligjit. Ju do thoni pse unë them “lopë e çmendur”?

Them sepse humbet, ka degraduar psiqikisht në mënyrë totale. Në amendamentin që ka sjellë për të mbrojtur veten e tij për të korruptuar me ligj gjykatësit kushtetutës ka përfshirë edhe ata në mburojën e trupit ligjor ndaj pezullimit nga detyra. Duhet të jesh lopë e çmendur të mos lexosh kushtetutën, e cila në mënyrë taksative përcakton se gjykatësi kushtetues pezullohet.