AKTUALITET, 18 Shkurt 2026, 12:08

Drejtohet nga Trump/ Rama niset drejt SHBA, Spiropali: Bordi i Paqes s'ka si qëllim të zëvendësojë OKB! Në këtë fazë s'kemi detyrime financiare

Drejtohet nga Trump/ Rama niset drejt SHBA, Spiropali: Bordi i Paqes s'ka

Gazetaret i kanë drejtuar ministres së Jashtme Elisa Spiropali një pyetje lidhur me angazhimin e Shqipërisë dhe detyrimet financiare të vendit në Bordin e Paqes. Spiropali është përgjigjur se në këtë fazë, Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por sigurisht që referuar dhe statutit organizatës, Shqipëria ka detyrimet e saj si vend anëtar themelues.

Spiropali theksoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat e tjera siç është OKB, por një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet për paqen dhe stabilizimit të situatës në Gaza.

‘Kryeministri është nisur drejt SHBA ku do të marr pjesë në takimin e parë të Brodit të Paqes. Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri në rolin e vendit anëtar themelues, në këtë fazë nuk ka detyrime financiare.

Shqipëria është e angazhuar për tu përfshirë në procesin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza, këtë angazhim e kemi marrë dhe sot do të prezantohet nga Trump dhe lista e vendeve që janë angazhuar. Angazhimet e tjera financiare nuk ka. do shohim në një fazë tjetër dhe në diskutime të gjëra dhe me partnerët tanë dhe anëtarët e tjerë të bordi.

Do të shohim në bazë të statuti si vend themelues dhe detyrimet tona. Synimi fisnik i bordit, nuk është të zëvendësojë organet e tjera siç është OKB, as është një projekt alternativ për BE që mbete synimi ynë madhor, është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, tha Spiropali.