TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prej fillimit të pandemisë, shtetet në të gjithë botën kanë vendosur masa të ashpra për udhëtimet e qytetarëve si masë parandaluese ndaj përhapjes së koronavirusit.
Për këtë çështje, kryeministri Rama ka marrë pjesë në panelin dixhital “Ndalo-dhe-Ec-Si të rivendosim lëvizshmërinë globale” në Forumin e Paqes në Francë.
Gjatë takimit me liderë të vendeve të tjera, u diskutua se si shtetet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma për të përmirësuar lëvizshmërinë gjatë pandemisë.
Pjesë e Forumit të Paqes e cila do të zgjasë nga data 11-13 nëntor në Paris, ishte dhe Presidenti i vendit, Emmanuel Macron.
Njoftimi i kryeministrisë:
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili zhvillohet nga data 11-13 nëntor në Paris. Pasi morri pjesë në Ceremoninë e Hapjes, Kryeministri Rama ishte edhe pjesë në panelin digjital “Ndalo-dhe-Ec – Si të rivendosim lëvizshmërinë globale”, në të cilin u diskutua se si vendet mund të koordinohen më mirë dhe cilët institucione apo aktorë mund të ofrojnë rregulla dhe mekanizma, për të përmirësuar lëvizshmërinë në kohët e Covid-19.
Në Forumin e Paqes do të jenë të pranishëm 450 persona, liderë të shteteve të ndryshme. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Parisit.