AKTUALITET, 11 Nëntor 2021, 20:46

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, këmbësori i pret rrugën makinës, plagosen dy persona

Aksident në aksin Fushë Krujë-Vorë, këmbësori i

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Fushë Krujë –Vorë.

Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se automjeti tip “Mercedec” me targa AA 699 AR është përplasur me ‘Pasatin’ me targe AA 008 DB.

Ndërsa një qytetar i cili është afruar për të parë aksidentin, i ka prerë rrugën një makine tip “Renault” AA 285 PX që po udhëtonte në drejtim të Fushë Krujës.

Si pasojë janë plagosur këmbësori Ramazan Xeka dhe Blerina Kaçorri, pasagjere.

Sakaq të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës Tiranë.