AKTUALITET, 7 Maj 2025, 09:37

Shkresa e PD në KQZ: Audit për votën e diasporës në Greqi e Itali. Të dërgohet misioni i OSBE-ODIHR! SPAK, hetim për blerje votash e përfshirje të PS

Shkresa e PD në KQZ: Audit për votën e diasporës në

Partia Demokratike i është drejtuar sërish KQZ, lidhur me problematikat e konstatuara me votën e diasporës, kryesisht në Greqi. Përmes një shkrese ky rendit problematikat që janë shënuar deri më datë 6 maj, demokratët kërkojnë që të bëhet një audit, duke argumentuar se rrezikohet integriteti i këtij procesi zgjedhor. 

PD thotë se shkeljet më të rënda janë regjistruar në Greqi, ku jeton pjesa më e madhe e emigrantëve, por probleme serioze janë verifikuar edhe në Itali, Gjermani, SHBA, mbritani dhe vende të tjera të BE. Në shkresë, përmenden shkelje që sipas PD variojnë nga mungesa e transparencës proceduriale, te presioni politik, shpërndarja jo zyrtare e fletëve të votimit, cënimi i fshehtësisë së votës etj. 

Sipas PD, shkeljet e konstatuara janë dërgesa të parregullta të zarfeve, dy fletë votimi në një zarf, mungesë udhëzimi për votuesit, presion politik dhe blerje votash, vonesa ose mosdorëzimi i zarfeve, mbledhje e paligjshme e votave.

PD kërkon një audit të menjëhershëm ndërkombëtar të logjistikës së transportit dhe dorëzimit të zarfeve nga Shqipëria në Greqi dhe anasjelltas, kërkon gjithashtu rishikim për pavlefshmëri të çdo vote të dorëzuar me zarf të pavulosur apo të paplotë si edhe hetim penal nga SPAK për blerje votash dhe përfshirje të PS në shpërndarje votash.

Shkresa e PD në KQZ: Audit për votën e diasporës në