TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në takimin përmbyllës të fushatës në Durrës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve socialistë të këtij qarku, duke i cilësuar kandidatët e tyre si “të komanduar nga bandat dhe krimi”. Ai përmendi në veçanti kryebashkiaken Emiriana Sako dhe ish-kryetarin Vangjush Dako, të cilët i quajti “terroristë elektoralë”.
Berisha theksoi se kandidatët e PD-së janë “krenaria e qytetarëve të Durrësit” dhe dallojnë “si nata me ditën” nga ata të mazhorancës. Ai paralajmëroi se pas 12 majit, “ata që shfrytëzojnë krimin për të mbajtur pushtetin nuk do të gjejnë vrimë miu për t’u fshehur”.
Duke folur para një turme të mbështetësve, Berisha u shpreh optimist për një fitore në zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë datë si një ndarje të qytetarëve me “një të keqe që ka kapluar Durrësin dhe Shqipërinë”. Ai përmbylli fjalën duke vlerësuar kandidatët e opozitës si të denjë për të përfaqësuar qytetarët dhe jo interesat e bandave.