AKTUALITET, 7 Maj 2025, 09:30

Alizoti s'ndalet: Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë. Rama ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij

Alizoti s'ndalet: Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në “Top Story” i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit i tha që, “Ke gjetur njerëzit e gabuar për t’u marrë”.

Në fjalën e tij, Alizoti e ka konsideruar deklaratën e kreut të PS-së si kërcënim ndaj tij, ndërsa shpreh se njerëzit e tij janë varur nga njerëzit e Ramës, duke iu referuar kështu se në kohën e diktaturës kanë dënuar me vdekje babanë dhe të afërmit e tij.

“Çuni i Kristaqit duhet të dijë një gjë, Tomor Alizoti është biri i dikujt që është varur nga partia e Kristaqit. Ai sot ka bërë një kërcënim. 

Unë jam duke u marrë pikërisht me njeriun e saktë. Imagjinoni në një vend si Gjermania që nipi i Hitlerit t’u drejtohej atyre që kanë qenë në kampet e përqëndrimit.

Ai këtu po merret me racë, nëse ai është soj delenxhiu, ta dijë që partia e punës, ai vetë, prejardhja e tij është mision për mua. 

Njerëzit e mi janë varur nga njerëzit e tij. Të diskutoj me një njeri që ka lindur pa brekë rrugëve të Parisit, nuk e bëj dot", është shprehur Alizoti.