TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Procesi i votimit ka nisur dhe në zonën e Spitallës në Durrës, por një situatë jo normale duket jashtë ambienteve të Qendrës së Votimit.
Nga pamjet duket qartësisht shkelja e rregullave pasi ka grumbuj njerëzish e automjetesh para Qendrës së Votimit.
Në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ku është e vendosur një Qendër Votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit. Nuk ka ende votim në ambientet e kësaj shkolle ku janë vendosur njerëz të shumtë që kanë bllokuar procesin e votimit.
“Sipas urdhrit të kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi në ambientet e QV nuk duhet të ketë grumbullim njerëzish. Por të dy partitë duket se i kanë vendosur këtu simpatizantët e tyre.